MENU
klinika

Editoriali i The Washington Post

Me zgjedhjen e Bidenit president, demokracia amerikane ia doli!

08.11.2020 - 08:13

Kur bë e qartë të shtunën që Joe Biden kishte grumbulluar mjaft vota elektorale për presidencën, edhe mbështetësit e tij nuk mund të festonin plotësisht.

Presidenti Trump po bënte çmos për të delegjitimuar fitoren e Biden me procese gjyqësore të pabazuara dhe akuza false për vjedhje të zgjedhjeve.

Këto janë shqetësime të vërteta. Por, përpara se të  merremi me to, le të ndalemi dhe, po, të festojmë.

Megjithëse zgjedhjet nuk rezultuan siçrpiste Trump, votuesit përsëri e refuzuan atë. Biden dhe Senatorja e Kalifornisë Kamala D. Harris, ndërtuan një koalicion të gjerë votuesish tradicionalë demokratë dhe të pavarur të neveritur nga Trump.

Ata fituan numrin më të lartë të votave të çdo liste presidenciale në histori dhe do të përfundojnë me një diferencë mbresëlënëse të fitores.

Biden është jashtëzakonisht i kualifikuar për të shëruar një komb thellësisht të ndarë. Ai fitoi me një premtim për të unifikuar vendin dhe për të zgjidhur problemet kryesore që janë lënë pas dore ose përkeqësuar gjatë katër viteve të fundit. Votuesit duhet të presin që ai të zbatojë premtimet e tij,dhe Republikanët e Senatit, nëse mbajnë shumicën e tyre, duhet të pranojnë frymën e mirësjelljes dhe bashkëpunimit.

Fitorja e Biden dhe disfata e Trump është një dëshmi e rezistencës së demokracisë Amerikane.

Në vende të tjera, në raste të tjera, udhëheqës si Trump kanë arritur të bëhen njerëz të fortë duke premtuar siguri nga njerëz të jashtëm të rrezikshëm, duke demonizuar elitat kulturore dhe duke nxitur konfuzion dhe apati të mjaftueshme që njerëzit të mos i rezistonin rrëshqitjes në iliberalizëm.

Trump i provoi të gjitha këto taktika. Por amerikanët rezistuan.

Ata e bënë këtë në kutitë e votimit, kur ishte radha e tyre për të thënë një tjetër fjalë, pavarësisht nga fakti se Trump dhe aleatët e tij miratuan një strategji të heqjes së të drejtës kur ata kuptuan se nuk mund të fitonin.

Ata iu përgjigjën duke zgjedhur një grua, një grua me ngjyrë, për të qenë nënkryetare për herë të parë në historinë e kombit.

Qytetarët në numër të paparë qëndruan në radhë për orë të tëra për të votuar, duke filluar javë para Ditës së Zgjedhjeve. Zyrtarët shtetërorë, duke i rezistuar sulmeve hidhëruese dhe mendjemadhëse të Trump ndaj integritetit të tyre, ata siguruan që të gjitha votat të numëroheshin.

Detyra e parë e kësaj qeverie të re, potencialisht të ndarë duhet të jetë përforcimi i institucioneve dhe normave të sulmuara nën udhëheqjen e Trump.

Demokracia jonë i mbijetoi krizave deri më tani por oportunistët amoralë vijnë e shkojnë.

Parimet themeluese të kombit jetojnë , falë një brezi votuesish që bënë pjesën e tyre për të ruajtur Republikën.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN