MENU
klinika

Masat që priten

A do marrin fund Krishtlindjet pa filluar akoma?

23.11.2020 - 09:22

Boris Johnson do të takojë virtualisht kabinetin e tij të dielën për të vendosur se si njerëzit do të jenë në gjendje të mblidhen me të dashurit e tyre në Krishtlindje, përpara njoftimit të një plani të ri dimëror Covid.

Kryeministri, i cili është vetë-izoluar, do të konfirmojë me video në parlament të hënën se kufizimet kombëtare që do të përfundojnë në 2 dhjetor, do të zëvendësohen nga një sistem rajonal tre-shkallësh, me kontrolle edhe më të rrepta në disa zona.

Observer raporton që ministrat janë të etur të bien dakord për një sërë rregullash në mbarë Mbretërinë e Bashkuar që mund të miratohen për periudhën e Krishtlindjes në Angli, Uells, Skoci dhe Irlandën e Veriut. Bisedimet me administratat po zhvillohen gjithashtu këtë fundjavë në përpjekje për të rënë dakord për një qasje të bashkuar që do të zbatohet për periudhën e sezonit festiv.

Downing Street tha të shtunën në mbrëmje se “ndërsa masat do të jenë të ngjashme me ato të vendosura më parë, nivelet do të forcohen në disa zona për të mbrojtur fitimet e bëra gjatë periudhës së kufizimeve kombëtare”.

Pritet që më shumë zona  të vendosen në nivele më të larta rreptësie për të mbajtur nën kontroll virusin, dhe për të siguruar që të mos kërkohen kufizime të mëtejshme kombëtare. (scan, The Guardian)

"Kishte edhe përdhunime aty brenda"

Elsa Lila rrëfen periudhën e vështirë në burg

Detaji që nxori zbuluar gjininë e bebit

Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë

"Kam frikë të hap televizorin se më del ti duke qarë"

Arbër Hajdari ia thotë “troç” Romeos: Po viktimizohesh!

Partnerja e Ryan Gosling prej vitit 2011

Eva Mendes tregon përse hoqi dorë nga aktrimi