MENU
klinika

Ndeshja nuk shtyhet

Ajax, 11 të infektuar një ditë para Champions

02.11.2020 - 19:30

Klubi i Ajax goditet rëndë nga koronavirus një ditë para ndeshjes kundër Midtjylland në Ligën e Kampioneve. Klubi holandez ka udhëtuar sot drejt Danimarkës me vetëm 17 lojtarë, pasi pjesa më e madhe e futbollistëve kanë rezultuar pozitivë në testet e fundit që u kryen sipas protokollit të UEFA-s.

Klubi bëri të ditur se 11 futbollistë kishin dalë pozitiv në testet e fundit dhe ishin izoluar menjëherë sipas rregulloreve shëndetësore në vend, edhe pse nuk shfaqnin situata shqetësuese. Por kjo kufizonte ndjeshëm mundësinë e zgjedhjes për trajnerin Ten Hag dhe ky i fundit ishte detyruar që të udhëtonte për duelin e nesërm me vetëm 17 futbollistë në dispozicion.

Sipas rregulloreve të UEFA-s, nëse një skuadër ka të paktën 13 lojtarë dhe 1 portier negativ, ajo duhet të vazhdojë sipas planit pjesëmarrjen në aktivitet. Për sa kohë që autoritetet shëndetësore në Holandë nuk kanë kërkuar izolimin e plotë të ekipit, Ajax ka qenë i detyruar që të udhëtojë për këtë sfidë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Si i ka rreshtuar kuqezinjtë në stërvitjen e të mërkurës

FORMACIONI/ Silvinjo i ka idetë e qarta për Çekinë

Do të mbahet mend për golin në Portugali

Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja

“Tifozët janë një shtysë e madhe për ne”

Ramadani: Ja çfarë ndryshojmë kësaj radhe ndaj Çekisë

Mungojnë Hysaj dhe Daku

Si luan Shqipëria kundër Çekisë