Jennifer Aniston ju ka bërë thirrje të gjithë fansave të saj të mos votojnë Kanye West për president të SHBA-ve dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Kim Kardashian dhe reperit. Kur aktorja votoi javën e shkuar ajo ju kërkoi amerikanëve që të mos votojnë Kanye, duke u shprehur se kjo nuk është për të qeshur.
Burime pranë çiftit kanë thënë se Kim dhe Kanye janë revoltuar pas kësaj deklarate të aktores dhe se kanë mbetur të shokuar.
“I shokoi të dy dhe sa më shumë mendojnë për të aq më shumë nevrikosen. Ata thonë se Jennifer nuk mund të shpëtojë kaq lehtë duke u tallur me Kanye në një mënyrë kaq të vrazhdë dhe tashmë kanë filluar të punojnë për hakmarrjen”, ka thënë burimi pranë çiftit.
Në fund të tetorit, Aniston shprehur hapur bindjet e saj, duke treguar se do të votonte për Joe Biden në këto zgjedhje dhe arsyetoi publikisht vendimin e saj. Mirëpo ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë pas kësaj deklarate, por duket se lufta sapo ka nisur!