MENU
klinika

Çfarë ka ndodhur?

Aktorja doli kundër Kanye West, Kim gati për hakmarrje!

03.11.2020 - 11:29

Jennifer Aniston ju ka bërë thirrje të gjithë fansave të saj të mos votojnë Kanye West për president të SHBA-ve dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Kim Kardashian dhe reperit. Kur aktorja votoi javën e shkuar ajo ju kërkoi amerikanëve që të mos votojnë Kanye, duke u shprehur se kjo nuk është për të qeshur.

Burime pranë çiftit kanë thënë se Kim dhe Kanye janë revoltuar pas kësaj deklarate të aktores dhe se kanë mbetur të shokuar.

I shokoi të dy dhe sa më shumë mendojnë për të aq më shumë nevrikosen. Ata thonë se Jennifer nuk mund të shpëtojë kaq lehtë duke u tallur me Kanye në një mënyrë kaq të vrazhdë dhe tashmë kanë filluar të punojnë për hakmarrjen”, ka thënë burimi pranë çiftit.

Në fund të tetorit, Aniston shprehur hapur bindjet e saj, duke treguar se do të votonte për Joe Biden në këto zgjedhje dhe arsyetoi publikisht vendimin e saj. Mirëpo ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë pas kësaj deklarate, por duket se lufta sapo ka nisur!

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?