MENU
klinika

NBA

Anulohet eventi i famshëm “All Star Game 2021”

27.11.2020 - 14:44

NBA bën me dije se fundjava e “All Star Game 2021” që ishte parashikuar të zhvillohet nga 12 deri më 14 shkurt në Indianapolis, është anuluar. Ky event do të zhvillohet nga datat 16 deri më 18 shkurt të vitit 2024.

Pra, Indianapolis do të mirëpresë paradën e yjeve të NBA-së në vitin 2024, ndërsa vitin që vjen nuk do të ketë një event të tillë si pasojë e pandemisë Covid-19. Ndërkohë që “All Star Game” e vitit 2022 do të zhvillohet në Cleveland dhe ajo e vitit 2023 do të organizohet në Salt Lake City.

Ende nuk dihet se çfarë planesh ka NBA për atë fundjavë të 14 shkurtit 2021, nëse do të zhvillojë disa ditë pushim apo do të organizojë ndonjë event tjetër. NBA do të nisë më 22 dhjetor dhe pritet të mbyllet në mes të korrikut të vitit të ardhshëm, në mënyrë që lojtarët të kenë mundësi të luajnë në Olimpiadë. Kjo do të thotë se në shkurt nuk do të ketë shumë pushime të gjata, por vetëm një frymëmarrje të vogël për basketbollistët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN