MENU
klinika

Tanimë zyrtarisht përfaqësuese e Shqipërisë

Anxhela Peristeri, në “Eurovision 2021”!

23.11.2020 - 10:26

Këngëtarja Anxhela Peristeri është e përzgjedhura e jurisë për të na përfaqësuar në festivalin “Eurovision 2021”.

Peristeri mblodhi shumën më të madhe të pikëve nga juria e Festivalit të Këngës, duke grumbulluar 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë.

Juria përbëhej nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku.

Këngëtarja la pas Viktor Tahirajn me këngën “Nënë” me 266 pikë dhe Gjergj Kaçinarin “Më jep jetë” me 245 pikë.

Edicioni i ardhshëm i “Eurovision” do të mbahet në Holandë, nga data 18 deri më 22 maj.

Renditja e plotë e këngëtarëve pjesëmarrës:

  1. Anxhela Peristeri – “Karma” 322 pikë
  2. Viktor Tahiraj – “Nënë” 266 pikë
  3. Gjergj Kaçinari- “Më jep jetë” 245 pikë
  4. Fejstina Mezini – “Kush je ti” 188 pikë
  5. Uendi Mancaku- “Vesi i shpirtit” 137 pikë
  6. Franc Koruni – “E morën botën” 135 pikë
  7. Agim Poshka – “Vendi im” 122 pikë
  8. Sardi Strugaj- Ka për të t’bër… 97 pikë
  9. Stefan Marena – “Meteor” 82 pikë
  10. Xhesika Polo – “Më mbron” 78 pikë
  11. Florent Abrashi – “Vajzë” 76 pikë
  12. Rosela Gjylbegu – Vashëzo 75 pikë
  13. Mirud – “Nëse vdes” 71 pikë
  14. Klint Çollaku – “Do t’ia dal” 66 pikë
  15. Xhiljola Haveniku – “E lirë” 62 pikë
  16. Kastro Zizo – “Vallja e jetës” 61 pikë
  17. Devis Xherahu – “Peng” 58 pikë
  18. Kamela Islamaj – “Kujtimet” 52 pikë
  19. Enxhi Nasufi – “Njësoj” 50 pikë
  20. Erik Lloshi – “Jo” 47 pikë
  21. Evi Reçi – “Tjerr” 29 pikë
  22. Orgesa Zaimi – “Valixhja e k…” 26 pikë
  23. Inis Neziri – “Pendesë” 25 pikë
  24. Fatos Shabani – “Ty” 13 pikë
  25. Manjola Nallbani – “Ora e jetës” 11 pikë
  26. Era Rusi – “Zjarri im” 0 pikë