MENU
klinika

Me ndërmjetësmin e Rusisë

Armenia dhe Azerbajxhani firmosin marrëveshjen e paqes

10.11.2020 - 09:38

Nikol Pashinyan njofton marrëveshjen me presidentët e Azerbajxhanit dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit disa javë. Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje për t’i dhënë fund gjashtë javëve të luftimeve të ashpra në Nagorno-Karabak në një marrëveshje që Kryeministri Armen, Nikol Pashinyan e përshkroi si “padiskutim të dhimbshme” në një postim emocional në Facebook.

Postimi ishte treguesi i parë i një marrëveshje, me Pashinyan duke thënë që marrëveshja do të hynte në fuqi nga 1 e mëngjesit të ditës së sotme për t’i dhënë fund një konflikti që ka lënë të paktën 1,000 njerëz të vdekur.

Marrëveshja u konfirmua më vonë nga Azerbajxhani dhe Kremlini.

“Deklarata e nënshkruar trepalëshe do të bëhet një pikë (thelbësore) në zgjidhjen e konfliktit,” tha Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev në një takim televiziv në internet me Presidentin rus Vladimir Putin.

Marrëveshja erdhi disa orë pasi zyrtarët etnikë armenë në rajonin e diskutueshëm konfirmuan që qyteti kyç i Shusha (i njohur si Shushi në Armeni), qyteti i dytë më i madh në enklavë, ishte marrë nga forcat Azeriane. Azerbajxhani gjithashtu tha të hënën se kishte marrë dhjetëra vendbanime të tjera. Duke e përshkruar vendimin si “të padiskutueshëm të dhimbshëm për mua personalisht dhe për njerëzit tanë”, Pashinyan tha se marrëveshja pasoi “një analizë të thellë të situatës ushtarake” që ka parë forcat Azerbajxhanase të mbyllen në Stepanakert, qyteti kryesor i rajonit.

Ai tha se marrëveshja ishte “zgjidhja më e mirë e mundshme për situatën aktuale”.

Në Azerbajxhan, ndërkohë, Aliyev tha se marrëveshja ishte “historike” dhe se Armenia ishte detyruar të negocionte për shkak të sukseseve ushtarake të Azerbajxhanit.

“Kjo deklaratë ka rëndësi historike,” shkroi ai në Twitter. “Kjo deklaratë përbën kapitullimin e Armenisë. Kjo deklaratë i jep fund okupimit shumëvjeçar. Kjo deklaratë është Fitorja jonë e Lavdishme!”

Osama Bin Javaid i Al Jazeera, duke raportuar nga Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, tha se lajmet për marrëveshjen nxorrën njerëzit në rrugë që filluan duke festuar megjithëse në një shtetrrethim. Marrëveshja kërkon që Armenia të dorëzojë disa territore në rajonin e Nagorno-Karabakut, ndërsa Azerbajxhani do të ndalë avancimin e tij drejt Stepanakert, shtoi ai.

“Nuk është e qartë se si do të ndodhë ky tranzicion,” tha ai. “Do të ketë paqeruajtës rusë dhe ajo që kemi dëgjuar nga udhëheqësit azerbajxhanas është se ata duan të jetojnë krah për krah me njerëzit nga ato zona.” Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se kishte filluar vendosjen e 1,960 ushtarëve për të vepruar si paqeruajtës për pesë vitet e ardhshme. Putini tha se ata do të pozicionoheshin përgjatë vijës së frontit në Nagorno-Karabak dhe në korridorin midis Armenisë dhe Nagorno-Karabakut.

Aliyev tha se paqeruajtësit turq do të vendosen gjithashtu.

“Kjo nuk është një fitore, por nuk ka humbje derisa ta konsideroni veten të mundur”, tha Pashinyan i Armenisë në njoftimin e marrëveshjes. “Ne kurrë nuk do ta konsiderojmë veten të mundur dhe ky do të bëhet një fillim i ri i një epoke të unitetit dhe rilindjes sonë kombëtare.”

Brenda 20 minutash nga postimi i kryeministrit në Facebook njerëzit ishin në rrugë duke festuar.

Karabaku është brenda Azerbajxhanit, por ka qenë nën kontrollin e armenëve etnikë që nga fundi i një konflikti shkatërrues në 1994.

Rreth 30,000 njerëz vdiqën në atë luftë.

Luftimet e fundit filluan më 27 shtator, duke shtuar frikën e një konflikti më të gjerë. Rusia ka një pakt mbrojtje me Armeninë dhe një bazë ushtarake atje, ndërsa Turqia mbështet Azerbajxhanin.

Disa orë para nënshkrimit të marrëveshjes, Azerbajxhani i kërkoi falje Moskës dhe ofroi të paguante kompensim pasi pranoi se kishte rrëzuar një helikopter rus gabimisht. Dy anëtarë të ekuipazhit vdiqën në incident dhe një i tretë u plagos.

Tre armëpushime të mëparshme në Nagorno-Karabak kanë dështuar në gjashtë javët e fundit.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Aljzeera/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s