MENU
klinika

Një prej tyre rezultoi pozitiv në testin e shpejtë për Covid-19

Autoritetet greke kthejnë mbrapa 20 punëtorë sezonalë

22.11.2020 - 19:16

Rreth 20 persona, punëtorë sezonalë janë kthyer përgjatë kësaj të diele nga autoritet greke të shëndetësisë. Aktualisht janë kthyer mbrapsht 10 punëtorë sezonalë, të cilët kishin lidhur kontrata pune në zonën e Selanikut në Greqi.

Shkak ka qenë identifikimi me koronavirus i njërit prej punëtorëve sezonalë, ndonëse ishte pajisur me analizë negative nga një laborator në Korçë. Testi RAPID që rezultoi pozitiv bëri që të gjithë punëtorët të kthehen mbrapsht në drejtim të Korçës.

Një ditë më parë, 40 punëtorë sezonalë u kthyen mbrapsht po në Kakavijë, pasi njëri prej tyre rezultoi me Covid-19 po në testin rapid.