MENU
klinika

Shpërndan certefikata pronësie

Balla në Belsh: Në 7 vite kemi dhënë 220 mijë leje legalizimi

01.11.2020 - 13:02

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame dhe zyrtarët vendorë ishin në fshatin Çërragë të Belshit, ku shpërndanë 67 certifikata pronësie për tokat.  

Balla u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë afatin e vendosur, për t’i hapur rrugë më tej vazhdimit të procedurave, ndërsa sqaroi pse ky proces u vonua 30 vite dhe njerëzit kishin humbur shpresën.

Në vitin 2005 e mbani mend që Berisha erdhi në pushtet me kartën e legalizimeve. 8 vite në pushtet Saliu, Luli dhe 4 vite me Ilir Metën, legalizoi vetëm 21 344 leje legalizimi. Për 8 vite i bie diku te 2500 leje në vit për të gjithë Shqipërinë.  

Në total në 7 vite tonat ne kemi bërë 220 mijë leje legalizimi për 7 vite, 10 herë më shumë sesa legalizoi Luli, Saliu, Iliri e Monika. Në mandatin tonë të tretë do të jetë përfundimi i këtij procesi dhe një fazë e re e shqiptarit me pronën.  

Pse duhet gjithë ky proces? Ajo që e ka dëmtuar ekonominë tonë në 30 vite është fakti se, nëse nuk ke një dokument për pronën, prona nuk vlen. Një pronë të pa dokumentuar s’mund ta japësh me qira, ta shesësh madje as mund ta trashëgosh. Ndaj ky proces është kaq i rëndësishëm. Ndaj u desh Edi Rama në krye të qeverisë për ta përmbyllur këtë proces. Shumë pak kohë na duhet për ta përfunduar tërësisht, njësoj siç po bëjmë këtu sot në fshatin Çërragë”- tha ai.

Të gjithë ata qytetarë që nuk janë pajisur me AMTP kanë 7 ditë kohë të shkojnë të aplikojnë pranë bashkive. Aplikimi mund të bëhet gjithashtu online në portalin e-Albania; tek zyrat e ADISA-s dhe pranë noterit. Dokumentat e nevojshme: çertifikatë familjare e vitit 01.08.1991; çertifikatë familjare e vitit 01.10.1992; fotokopje e kartës së identitetit; vërtetim nga Këshilli i Qarkut për pronën dhe vërtetim i tatim taksave.