MENU
klinika

Principata e Kastriotëve

Beteja legjendare e Nishit: kur u shemb Perandoria Osmane

03.11.2020 - 10:31

         U rikthye në atdheun e tij, 577 vite më parë

Më 3 nëntor 1443 u shënua një datë historike për Shqipërinë. Skënderbeu, do të linte betejën e Nishit dhe do të nisej për në Krujë, ku më pas edhe do të luftonte kundër osmanëve, për 25 vite me radhë.

Në këtë datë, në afërsi të Nishit u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë dhe nipin e tij, Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar.


Beteja e Torviollit: Skëndërbeu eliminoi 22 mijë ushtarë osmanë

1444 – Beteja e Torviollit – Skënderbeu mposhti forca të mëdha osmane në fushën e Torviollit – e njohur edhe si Beteja e Dibrës së Poshtme.
Pak muaj më parë (mars), Gjergj Kastrioti-Skënderbeu kishte formuar Besëlidhjen e Lezhës, konfederatë princash arbërore në luftë kundër Perandorisë Osmane.

Sulltan Murati II e kuptoi rrezikun e këtij bashkimi, dhe menjëherë dërgoi një forcë prej 25-mijë trupash me në krye një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pashën e Shkupit.

Skënderbeu e kishte parashikuar taktikën osmane (ai kishte qenë gjeneral i Sulltanit); me 15 000 ushtarë u nis dhe i doli përpara ushtrisë së Ali Pashës. Ata u takuan në fushën e Torviollit, ku ngritën fushimet përballë njëri-tjetrit.

Një ditë më pas, më 29 qershor, herët në mëngjes, Ali Pasha doli nga kampi dhe pa se Skënderbeu i kishte pozicionuar forcat në fund të një kodre.
Me besim për një fitore të shpejtë, ai sulmoi me gjithë sa kishte; Skënderbeu e priste një manovër të tillë, prandaj një pjesë të trupave e kishte fshehur në pyjet prapa krahëve të ushtrisë osmane; kur osmanët vërshuan, Skënderbeu dha sinjalin dhe sulmi ishte i befasishëm; rezultati ishte shkatërrues; 22 mijë ushtarë osmanë u vranë, pashai mezi shpëtoi; në radhët e shqiptarëve pati relativisht shumë pak të vrarë, vetëm disa qindra.

Fitorja forcoi besimin e bashkimit shqiptar dhe moralin e mbarë Evropës; miti i pathyeshmërisë osmane ra; ishte fitorja më e madhe e të krishterëve ndaj Perandorisë Osmane në atë kohë; por, shënoi edhe fillimin e 25 vjet luftrash të pandërprera të Gjergj Kastriotit.