MENU
klinika

Shifrat

Bilanci nga COVID-19/ Italia shteti më i goditur europian

25.11.2020 - 20:03

Italia vijon të shënojë rekorde negative me shifrat e Covid-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bën me dije se shteti ynë fqinj, ka shënuar sot edhe numrin më të larta të rasteve me koronavirus në Europë të regjistruara gjatë shtatë ditëve të fundit dhe renditet e treta në botë.

Sipas raportit epidemologjik javor të OMS në 1 milionë banorë Italia ka regjsitruar 3902 të infektuar gjatë javës së fundit, ndërkohë që numri i viktimave në krahasim me një javë më parë është rritur me 26% më shumë, pra 578 viktima çdo 1 milionë banorë.

Dita e sotme ka regjistruar në Itali 722 viktima dhe të 25.853 të infektuar Covid-19.

Ndërkohë, raste të shumta edhe në Greqi. Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 87 vdekje dhe 2152 raste të reja me koronavirus.