MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është edema kockore?

04.11.2020 - 10:17

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është edema kockore?

Mjeku: Kockat janë formuar nga dy inde të ndryshme. Një është kocka kortikale, e përbërë nga material i fortë e kompakt që rrethon pjesën e jashtme të kockës. Tjetra është ajo që quhet kocka trabekulare, një ind si sfungjer që ndërton pjesën e brendshme.

Nuk duhet të harrojmë se kjo e fundit përshkohet nga një sërë vazash gjaku, duke pasur parasysh se dhe kockat duhet të marrin ushqim. Sipas një artikulli të publikuar nga universiteti FASTA, Argjentinë, inflamacione ndodh për shkak të mbledhjes së lëngjeve në brendësi të kockës trabekulare.

Shumë shpesh kjo ndodh dhe për shkak të çarjes së një vaze gjaku, me pasojë gjakosjen në brendësi të kockës. Një shkak tjetër mund të jetë grumbullimi i lëngut inflamator që vjen pas një lëndimi. Në të dy rastet, edema kockore është një farë hematome e brendshme.

Kjo mund të ndodhë dhe me kockën kortikale, por që ndodh më rrallë. Ka një dallim mes dy llojeve të edemës kokcore sipas kthyeshmërisë së tyre:
SEOT, Sindroma e edemës kockore tranzitore: bëhet fjalë për një gjendje inflamatore të kthyeshme, që reduktohet falë trajtimit me kalimin e kohës.

Osteonekroza: nxit vdekjen e qelizave që ndërtojnë kockën (osteocitet). Konsiderohet si një patologji e pakthyeshme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.