“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Çfarë është hemokultura?
Mjeku: Hemokultura është një ekzaminim që e përdor mjeku infeksionist për të zbuluar infeksione të ndryshme, sidomos kur shoqërohen me temperaturë të lartë, nuk gjendet shkak dhe nuk zbulohet në analizat e gjakut. Bëhet vetëm në kushte spitalore dhe lexohet vetëm nga mjeku infeksionsit. Megjithatë, kur bëhet fjalë për ekzaminime si në rastin konkret, janë informacione që i duhen vetëm mjekut.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.