MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë më këshilloni për helmimin?

27.11.2020 - 09:55

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kam dy ditë me bark dhe të vjella. Çfarë më këshilloni të marr në farmaci?

Mjeku: Inoksikacioni futet në patologjitë e urgjencës. Në varësi dhe të gravitetit, çdo person me gjendje intoksikacioni duhet të paraqitet tek mjeku, për të marë mjekim, apo qoftë dhe një këshillë. Është rast për urgjencë apo rast që mund të menaxhohet në shtëpi, e vendos mjeku specialist. Menaxhimi në kushte shtëpie sjell dehidrim dhe zgjatje të periudhës së rikuperimit.

Në momentin që një pacient vjell dhe ka diarre, humbet një sasi të madhe lëngjesh të organizmit, të cilat duhet medoemos që të zëvendësohen. Ndjekja ambulatore apo në shtëpi, është thuajse e pamundur pasi ai pacient gjithçka që merr, qoftë lëng apo mediakament, e nxjerr. Kështu që detyrimisht, është situatë për urgjencë, sepse i gjithë mjekimi bëhet përmes rrugëve venoze (me serum) e cila realizohet vetëm në kushte spitalore.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.