MENU
klinika

Naftëtarët grumbullohen sërish jashtë uzinës...

Çfarë po ndodh një ditë pas takimit me Ramën?

10.11.2020 - 10:35

Një ditë pas takimit me kryeministrin Edi Rama naftëtarët janë grumbulluar sërish në mjediset e jashtme të uzinës së naftës në Ballsh. Grupi negociator që u takua me kryeministrin Rama sot po diskuton me pjesën tjetër të naftëtarëve për opsionet që iu dha dje nga qeveria,

Pagat e prapambetura nuk janë marrë përsipër nga qeveria.

TAKIMI ME KRYEMINISTRIN

Mbrëmjen e djeshme, Kryeministri Edi Rama ashtu siç kishte premtuar, zhvilloi takimin me një përfaqësi prej 8 naftëtarësh, 6 burra dhe 2 gra si dhe kreun e Sindikatës, Sokol Dautaj. Takimi u zhvillua në ambientet e Bashkisë së Fierit, ku ka qenë i pranishëm gjithashtu edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Pas takimit që zgjati rreth 2 orë, Kryeministri Edi Rama foli për mediat duke premtuar se do t’i ndihmojë familjet dhe ranë dakord për mënyrën sesi do të ndihmohen. Ai theksoi po ashtu se, vendimi gjyqësor, për të cilin naftëtarët pretendojnë lidhet me detyrimet e kompanisë, jo me të qeverisë. “Patëm një bashkëbisedim të hapur. Më vjen mirë që i krijuan këto kushte, pasi në kushtet e grevës nuk mund të bisedohej. Janë gjithë ato familje që kalojnë një moment aspak të lehtë. Në këtë rast bëhet fjalë për një grup njerëzish që kanë një eksperiencë dhe një formim profesional në një fushë që ne nuk kemi absolutisht luksin ta zhbëjmë.

Për këtë arsye, ne kemi propozuar që qeveria të marrë përsipër një mbështetje financiare në kohë për gjithë punëtorët, nuk mund të jetë paga e punës së tyre, sepse faktikisht rafineria është e fikur. Nuk është çështja jonë paga e prapambetur, ajo është një çështje që ka të bëjë me marrëdhënien e tyre me kompaninë. Qeveria nuk merr përsipër të zgjidhë ato çështje, që i zgjidhin kompanitë”, tha Rama pas takimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kryeministri ofroi vetëm një pagë dhe..."

Përfundon takimi i Ramës me naftëtarët, pa marrëveshje!