MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë sëmundjesh dermatologjike shkakton duhanpirja?

02.11.2020 - 09:44

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë sëmundjesh dermatologjike shkakton duhanpirja?

Mjeku: Janë të shumta sëmundjet dermatologjike që shaktohen ose përkeqësohen nëse personi është duhanpirës. Mes tyre janë:

Alopecia apo humbja e flokëve
Psoriasa
Hydrosadenitis suppurative
Ekzemë kronike të duarve

Duhani shkakton dhe shfaqjen e një ngjyrë të verdhë në thonj, gishta dhe dhëmbë ku rritet pllaka bakteriale. Nxehtësia e cigares në gojë prodhon një mikroagresion të përsëritur që në fund mund të shkaktojë tumor të buzëve.

Duhani është një faktor potencial për shfaqjen e tumoreve të lëkurës, të llojit jo melanomë. Në veçanti mund të shkaktojë karcinomë qelizore skuamoze, një gjendje dyfishtë më e shpeshtë tek ata që pijnë duhan. Mund të shkaktojë edhe kancer të zgavrës së gojës dhe të rrisë rrezikun e metastazave.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.