MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë efektet anësore të kortizonit?

08.11.2020 - 10:43

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Cilat janë efektet anësore të kortizonit?

Mjeku: Kortizoni është një medikament i cili përdoret për trajtimin e disa sëmundjeve (të tilla si artriti reumatoid, sëmundjet inflamatore të lëkurës dhe aparatit tretës, alergjive etj) dhe ka venti antiinflamatore dhe analgjezike.

Por….

Përdorimi afatgjatë i kortikosteroideve mund të shkaktojë efekte anësore të cilat kërkojnë ndryshimin e cilësisë së ushqimit, si dhe regjimit tonë në tërësi.

Efektet anësore që shkaktojnë janë: prania e edemës për shkak të mbajtjes së natriumit, një rritje të glukozës në gjak për shkak të rezistencës së insulinës, rritjen e rrezikut të osteoporozës dhe osteopenisë.

Për të parandaluar të gjitha simptomat e mësipërme DUHET të ndryshoni regjimin ushqimor. Një ndryshim i mirë do të ishte kufizimi i natriumit ose edhe i sheqerit, për të ulur inflamacionin.

Ushqimet e pasura me natrium janë: kripa, soda, salcat e ndryshme, mishi i përpunuar, supat e gatshme, farat e kripura, patatinat, ushqimet e shpejta, perimet e konservuara

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.