MENU
klinika

Champions League

Cityt i mjafton 1 gol, “shpërthen” Gladbach

25.11.2020 - 21:01

Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Champions League. Manchester City fitoi 1-0 në Athinë ndaj Olympiacos, ndërsa Borussia Monchegladbach shkatërroi 4-0 Shakthar Donetsk.

Një tjetër goleadë për Borussia Monchengladbach kundër Shakhtar Donetsk. Këtë herë ka mbaruar 4-0 për gjermanët, që ndeshjen e parë kanë fituar 6-0. Kanë shënuar Stindl në minutën e 17-të, Elvedi në të 34-ën, Embolo në të 46-ën e pjesës së parë dhe Wendt në të 77-ën.

Gjermanët kanë përforcuar vendin e parë në renditje ku kryesojnë me tetë pikë. Pas tyre vijnë Shakhtar dhe Real me 4, ndërsa në vendin e fundit ndodhet Interi me 2 pikë. Zikaltrit dhe madrilenët do të përballen mbrëmjen e sotme në San Siro. Lojtarët e Conte-s duhet patjetër të fitojnë.

Manchester City ka mundur 1-0 Olympiacos dhe ka siguruar kalimin në 1/8-at e kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube. Ndeshja e vlefshme për javën e katërt të Grupit C është vendosur nga një gol i shënuar në minutën e 36-të nga Phil Foden.

Mesfushori i ri ka marrë një asist të bukur me thembër nga Sterling dhe nuk i ka falur grekët. Kjo fitore ka ndihmuar Qytetarët të shkojnë në 12 pikë në Grupin C, ndërsa Olympiakos është në vendin e tretë me 3 pikë.