MENU
klinika

Një punojëse rezulton pozitive

COOVID-19/ Mbyllet çerdhja në Vlorë

23.11.2020 - 10:12

Çerdhja numër dy në Vlorë është mbyllur nga Inspektoriati Shëndetësor, pasi një punonjës rezultoi pozitiv me Covid.

Po ashtu mësohet se tre punonjës të tjerë kanë shfaqur simptoma, ndërsa pjesa tjetër e stafit është në pritje të tamponit.

Kujtojmë që në vend ka shumë çerdhe të cilat janë mbyllur si pasojë e Covid.

Ndërkohë në qytetin e Vlorës ditën e djeshme ka pasur 7 raste pozitive. Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë në këtë qark janë infektuar 801 persona.