MENU
klinika

Rastet në rritje!

Covid-19/ 28 mësues dhe 8 nxënës të karantinuar në Elbasan

06.11.2020 - 14:46

Gjatë këtyre ditëve janë raportuar zyrtarisht të prekur nga koronavirusi i rrezikshëm edhe nxënës, gjimnazistë e studentë, mësues, oficerë sigurie në shkolla, punonjës policie, infermierë, mjekë, punonjës në call center, punonjës në bashki si dhe në institucione të tjera të rëndësishme të këtij Qarku. Referuar rasteve të shumta të të prekurve nga Covid-19 të regjistruara gjatë ditëve të fundit në shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan.

Situata aktuale vlerësohet mjaft problematike edhe për shkak se edhe mjaft persona janë në pritje të përgjigjes së tamponit. Me gjithë kujdesin e treguar deri -diku nga ana e qytetarëve për të respektuar protokollet e parandalimit të Covid-19 ambientet e brendshme të lokaleve konstatohet se tejmbushen me klientë duke u kthyer në një rrezik potencial për përhapjen e virusit.

Aktualisht në Elbasan janë në karantinë 28 mësues dhe 8 nxënës, ndërsa një kopsht me mbi 100 fëmijë në qytetin e Peqinit prej javës së kaluar vazhdon të qëndrojë i mbyllur pasi personeli rezultoi i prekur nga Covid 19. Ndërkohë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit pasi qëndroi dy javë e mbyllur, ka nisur punën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN