MENU
klinika

Prindërit e drejtorit të Spitalit

Në spital prej disa ditësh, humb jetën çifti i bashkëshortëve

25.11.2020 - 13:40

Një çift bashkëshortësh nga qyteti i Korçës kanë humbur jetën nga virusi Covid 19. Sipas burimeve çifti i moshës 69 – 70 vjeç prej 2 javësh ishin infektuar nga koronavirusi, ndërsa gjatë ditëve të fundit gjendja e tyre shëndetësore ishte përkeqësuar duke u trajtuar në spitalin e Korçës.

Mësohet se çifti i bashkëshortëve ishin prindërit e drejtorit të Spitalit Rajonal të Korçës, Litjan Broka ndërsa burimet shtojnë se ka qenë nëna e drejtorit të spitalit ajo që ndërroi jetë e para ndërsa pas pak orësh ndërroi jetë edhe babai i tij. Të dy kanë ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.