MENU
klinika

Përgatitje e mirë për dimrin

Detox i Vjeshtës: Bëni gati trupin tuaj për ditët e ftohta

21.11.2020 - 12:50
Vjeshta me vete sjell dhe viruset e stinës, kështu që është koha të filloni të mbroni veten nga ndikimet negative dhe të forconi sistemin tuaj imunitar. Edhe pse vjeshta është e bukur, rrallë kemi shansin ta shijojmë për shkak të numrit të madh të sëmundjeve që shfaqen në këtë sezon. Pra, nëse doni të mësoni se si të shmangni këto probleme të pakëndshme shëndetësore dhe të forconi trupin tuaj për dimrin, lexoni më tej.
 
Zëvendësoni kafenë me çajin
 
Kjo ndoshta tingëllon e vështirë, por duhet të përpiqeni të paktën për disa ditë që ta zëvendësoni kafenë tuaj të mëngjesit me një filxhan çaj. Mund të konsumohet në sasi më të mëdha dhe nëse zgjidhni çajin organik, mund të jetë parajsë për veshkat tuaja.
 
Pini kos çdo ditë
 
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kosi është me të vërtetë i shëndetshëm dhe i mirë për trupin, prandaj duhet ta përfshini në dietën tuaj të përditshme. Nëse nuk jeni adhurues i aromës së tij, mund të provoni recetën e mëposhtme për smoothie me kos:
 
Përbërësit e nevojshëm:
230ml kos,
1 banane e copëtuar,
5/6 gjethe kale dhe
1 lugë gjelle mjaltë.
Përgatitja:
Vendosni të gjithë përbërësit në një blender dhe përziejeni derisa të keni një masë homogjene.
 
Pini shumë ujë
 
Mënyra më e mirë për të detoksifikuar trupin tuaj është nëse e relaksoni atë dhe mendimet tuaja. Por, nuk ke pse të jesh i ashpër me veten, sepse sjell stres më shumë. Thjesht duhet të pini ujë dhe do të vini re që do të ndiheni menjëherë më mirë. Gjithashtu, duhet të filloni ditën tuaj me një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni të shtrydhur.
 
Shkoni në sauna
 
Kur bëhet fjalë për ditët e ftohta të vjeshtës dhe dimrit, nuk ka ide më të mirë se sauna. Vetëm një orë gjatë javës do të jetë e mjaftueshme për ju për të eleminuar depozitat e toksinave përmes djersitjes. Sauna gjithashtu mund të kombinohet me pishinë, nëse doni të përmirësoni qarkullimin tuaj të gjakut.
 
Mos harroni aktivitetin fizik
 
Nuk keni pse të shkoni në palestër ose të vraponi derisa këmbët tuaja të lëndohen në mënyrë që të jeni në formë të shkëlqyer. Së pari, mjafton të lëvizni trupin tuaj me një shëtitje dhe ndërsa përmirësoni gjendjen tuaj, do të jeni në gjendje të rrisni intensitetin e stërvitjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”