MENU
klinika

“Kur me krahasojne me ty..."

Dojna i dedikon fjalët më të bukura gjyshes!

21.11.2020 - 14:01

Moderatorja Dojna Mema ka arritur ta bëjë tashmë VIP gjyshen e saj, me të cilën është tepër e lidhur.

Ajo tashmë ka një llogari personale në Instagram me emrin “Gjyshja e Dojnës”, siç njihet nga të gjithë dhe duket se mbesa i ka ngjarë shumë!

Shkathtësia dhe elokuenca në të folur, sinqeriteti dhe humori janë tiparet që karakterizojnë gjyshe e mbesë, ndaj ato janë kthyer në dyshen më të dashur të ekranit.

Dojna është krenare për gjyshen e saj, ndërsa ka gjetur rastin t’i shprehë asaj në Instagram fjalët më të bukura.

Krahas një fotoje ku ka mbështetur gjyshen mbi gjoksin e saj, moderatorja shkruan:

“Kur me krahasojne me ty, mbushem me vetebesim. Shpresoj qe nje dite, kur te moshohem, te jem si ti.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN