MENU
klinika

Njoftimi i Drejtorisë së Kufirit dhe MIgracionit

COVID-19/ Drejt Malit të Zi mund të lëvizin vetëm ata që…

23.11.2020 - 12:37

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër ka  njoftuar se qytetarët që duan të lëvizin nga sot në drejtim të Malit të Zi duhet të kenë me vete përgjigjen e tamponit.

Ky rregull do të jetë i vlefshëm në javët në vazhdim, deri në një urdhër të dytë. Vendimi është marrë në kuadër të masave që po vendosin vende të ndryshme pas shtimit të rasteve me Covid-19 në rajon.

Njoftimi i plotë

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër. Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan:

Njoftojmë të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë.

Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.