MENU
klinika

"Kur ra tërmeti unë isha me..."

“E pabesueshme”, aktorja tregon si i shpëtoi tërmetit në Turqi

02.11.2020 - 10:34

Tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 6.6 në Izmir, i cili la pas 79 viktima dhe qindra të plagosur, është përjetuar shumë keq nga të gjithë qytetarët. Aktorja turke Serenay Sarikaya ka treguar se si i shpëtoi tërmetit bashkë me nënën e saj dhe si ndihet pas kësaj ngjarje.

Ajo ka rrëfyer përmes një postimi në Twitter se në momentin e tërmetit ka qenë në rrugë me të ëmën dhe se fatmirësisht nuk i ka përjetuar lëkundjet e forta. Megjithatë ajo ka shprehur ngushëllimet për gjithë jetët e humbura dhe uroi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt.

Kur ra tërmeti në Izmir unë dhe nëna ime ishim rrugës. Kjo që ndodhi është e pabesueshme për njerëzit. I uroj shërim të shpejt të gjithëve. Zemra dhe lutjet e mia janë me ju”, ka shkruar Sarikaya.

Ndërkohë ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende operacionin për gjetjen e trupave nën rrënoja dhe deri më tani raportohet për 79 të vdekur e 962 të plagosur. Tërmeti u ndje, gjithashtu, në të gjithë ishujt lindorë grekë, dhe madje edhe në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë. Në ishullin Samos në Greqi humbën jetën dy adoleshentë nga tërmeti, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur mes tyre dhe një shqiptar.