MENU
klinika

Ka surpriza

Ekipet që kanë shënuar më shumë në Champions

27.11.2020 - 13:34

Champions League përfundoi raundin e katërt në grupe të këtij sezoni, ku natyrisht pati surpriza. Real Madrid shënoi dy herë në portën e Interit, ndërsa Byern Munchen thelloi në 15 numrin radhazi të fitoreve në këtë kompeticion.

Dhe janë pikërisht këto dy skuadra që renditen të parat në numrin e përgjithshëm të golave në hitorinë e Champions League. Los Blancos, përveç se kanë 13 trofe veshëgjatë në muzeun e tyre, kanë koleksionuar plot 982 gol që nga viti i largët 1955 kur morën pjesë pë herë të parë në Kupën e Kampioneve.

Diferenca me të tjerët është e madhe, pasi vendi i dytë që mbahet nga Bayern Munchen ka shënuar 739 gola, pra 243 gola më pak. Në vendin e tretë është Barcelona me 647 gola në total, në vendin e katërt Manchester United me 518 gola dhe vend i pestë për Juventus me 449 gola. Liverpool, që e ka fituar Champions gjashtë herë, ndodhet në vendin e gjashtë me 416 gola.

Dhe koicidenca Milan, 7 herë triumfues, në vendin e shtatë pas të kuqve me 414 gola. Vitet e fundit kuqezinjtë janë penalizuar shumë, pasi nuk marrin pjesë në Champions që nga viti 2013. Interesant është fakti se në këtë renditje ka edhe skuadra pa të njohura, si Dinamo Kiev në vendin e 11-të me 344 gola, para arsenal dhe Chelsea.

Surprizë mund të quhet vendi i 16-të i Crvena Zvezdas me 260 gola në Champions, duke kaluar Interin e famshëm me vetëm 1 gol, që ndodhet në vendin e 17-të. Mbyll top 20 Rangers me 232 gola të shënuar në gjithë historinë e Ligës së Kampioneve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ronaldo nuk shkëlqen te Juventus

Dy vjet larg Real Madrid, CR7 pa 6 çmime personale

Spanjolli i huazuar te Bayern

Fitoi 5 trofe në 615 minuta, rekord Guinness