MENU
klinika

Dhe jo vetëm...

Ekspeditë në Antigone/ Konfirmohet prania e nekropolit

07.11.2020 - 13:01

Kërkimet për teatrin antik në Antigone edhe këtë vit nuk sollën rezultat por prof. Dhimitër Çondi në krye të ekspeditës tërësisht shqiptare tregon se kërkimet e këtij viti plotësuan aspekte të tjera të panjohura që lidhen me zhvillimin e jetës në qytetin antik të ndërtuar prej Pirros së Epirit.

Instituti arkeologjik prej vitesh është në kërkim të ndërtimeve publike, tempujve, teatrit, stoave, shëtitoreve, nekropolit. Ekspedita që sapo përfundoi në Antigone zbuloi një tempull ekstra urban jashtë mureve të qytetit i dëmtuar prej punimeve në bujqësi gjatë viteve 80 dhe përreth tij prof Çondi beson se këtë vit u konfirmua prania e nekropolit. Atje u gjetën disa stela varresh të periudhës helenistike të ngjashme me ato të Foinikes.

Ekspedita zbuloi se edhe agoraja ishte e zhveshur nga ndërtimet masive publike por gërmimet konfirmuan funksionin e saj dhe faktin që qyteti nuk lejonte kalimin e mallrave dhe produkteve të përshkonin rrugët kryesore duke i përqendruar shkëmbimet vetëm në agora.

Arkeologët gjithashtu kanë piketuar disa parcela për gërmimet e ardhshme ku objektiv kryesor mbetet teatri. Shpresohet që ky objekt masiv duke mos u grabitur në periudhat pas djegies duhet të jetë i ruajtur mirë dhe besohet se kishte një kapacitet rreth 5000-6000 vende.

Antigonea pati një jetë të shkurtër. Ajo u ndërtua nga Pirro për nder të gruas të tij Antigona në vitin 295 pk dhe u shkatërrua me djegie në vitin 168 pk