MENU
klinika

Çdo ditë raste të reja

Elbasan/ Nuk ndalet transporti i emigrantëve të paligjshëm

01.11.2020 - 13:01

Nuk ndalojnë rastet e transportimit të emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri. Një tjetër rast është evidentuar nga policia e shtetit.

Një 33-vjeçar u arrestua pasi po transportonte 12 emigrantë në aksin rrugor Librazhd-Elbasn. Ai po dhëtonte me një automjet me qëllim transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Në këmbim të saj, ai u mori 100 euro për person. Në pranga u vendos 33-vjeçari me iniciale E.Ç. banues në Vlorë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprë  penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.