MENU
klinika

Ai nuk i mbajti lotët!

Erdhi bebushja: Sara i bën super “prank-un” Ledrit

25.11.2020 - 10:26

Vogëlushja e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës mund të vijë në jetë nga momenti në moment, ndërsa Sara po shijon në maksimum çdo moment të pritjes së ëmbël.

Kështu ajo ka shfrytëzuar ditët e fundit të shtatzënisë për t’i bërë një prank (lojë) Ledrit. Teksa ai ndodhej në dhomën tjetër, Sara ka hedhur pak ujë te bluza duke supozuar se shtatzënisë i erdhi fundi.

Ajo thirri Ledrin, i cili është gëzuar shumë teksa ka filluar ta qetësojë Sarën me fjalë të bukura dhe përqafime.

Megjithatë, ankthi te reperi është mëse i dukshëm. Ai sillet rrotull e nuk di se si të veprojë, dhe vazhdimisht pyet Sarën “Ta telefonoj mamin?”

Në fund, kur kuptoi se ishte e gjitha një lojë ai është përlotur dhe emocioni është mëse i kuptueshëm.

Ledri duket se do jetë vërtetë shumë i lidhur me vajzën e tij.

Kujtojmë se  pak javë më parë babi Ledri publikoi këngën e parë(sepse me siguri do publikojë dhe të tjera) dedikuar të bijës.

Kënga titullohet “Si baba” dhe është një dedikim mjaft i ndjerë, që preku zemrat e fansave.

Sara dhe Ledri janë zhvendosur në Gjermani, ku do vijë në jetë vajza e tyre. Në shtetin gjerman ka jetuar edhe Sara para njohjes me Ledrin, teksa nuk dihet ende nëse ata do rikthehen në Kosovë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mbretëresha ka një dhuratë speciale për të

Kate Middleton feston 10 vite martesë!

Do e vijojë emisionin e tij në...

Eno Popi rezulton pozitiv ndaj Covid-19

Shuma marramendëse që ka marrë për një set fotografik!

Habit Endrit Mërtiri!