MENU
klinika

Simboli 108-vjeçar

Flamuri i Isës në Kosovë

26.11.2020 - 13:19

         Kulla e vjetër është ende sot në Boletin, fshatin në veri të Kosovës. Ndërsa heroi, nuk e kurseu veten për lirinë e atdheut e tokën e të parëve, pasardhësit e tij krenohen me veprën, historinë, por edhe dëshmitë që vijnë nga ajo kohë. 

Gazmend Boletini, nipi i “Isës së shqiptarëve”, ka ekspozuar këtë përvjetor pavarësie, flamurin origjinal me të cilin, luftoi Isa Boletini dhe xhamadanin që ka veshur luftëtari dhe burri fisnik.

“Xhamadanin e punuar nëna e Isait, mund të jetë afro një shekull. Ka qenë xhamadan vere, se ne vijmë nga zona e Shalës dhe e ka mbajtur në krahë. Shenjat janë të besimeve ilire, si për shembull, gjarpri.

Ky është flamuri personal i Isa Boletinit, që e ngriti më 30 qershor në 1912: ka shpallur këtë zonë të lirë dhe ka formuar bazë ushtarake, kështu filloi kryengritja e përgjithshme.

Më 12 gusht 1912, ka hyrë në Shkup, vilajetin e Kosovës. Por, për herë të parë e ka përdorur më 1910, në Kuvendin e Isniqit’ – rrëfeu ai.

Gazmend Boletini, rrëfen edhe një detaj interesant për shqiponjën e flamurit.

“Isa fliste, ai (rrobaqepësi) punonte dhe kur e kanë pyetur, pse me krahët poshtë (shqiponja) –  sepse, akoma nuk i kemi çliruar trojet shqiptare”-  ka thënë, Isa Boletini.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit