MENU
klinika

"Do ndërhyhet me buxhetin e ardhshëm"

Fshati në Lezhë i ‘izoluar’ nga mungesa e rrugës!

23.11.2020 - 11:50

Qindra banorë të fshatit Troshan përballen me vështirësi për të kaluar në rrugën përmes fshatit.

Ky segment rrugor që përshkon mes përmes fshatin është totalisht i amortizuar. Situata për banorët rëndohet edhë më shumë gjatë ditëve me shi, për shkak se gropat mbushen me ujë.

Ndonëse premtime elektorale janë bërë shumë, banorët thonë se kjo situatë vazhdon të jetë e njëjtë prej vitesh.

“Kam qenë në biçikletë dhe u rrëzova, rashë në gropë dhe u vrava”,  shprehet një i mitur.

Banoret e Troshanit kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve nëse nuk do të ketë ndërhyrje.

“Kjo ka kohë që është e dëmtuar, për çdo palë zgjedhje na thonë do ta asfaltojmë, por nuk  bëjnë asgjë”, tha një banor.  Ndërsa një tjeter shprehet se “në zgjedhje është vështirë të shkosh, se të majtë e të djathtë na kanë mashtruar, kur ske rrugë s’ke arsye të dalësh në votime”.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thotë se më buxhetin e vitit që vjen është planifikuar që të ndërhyhet në këtë rrugë dhe ndërtimin e dy urave në Troshan.

“Do të hyjmë në Troshan, do të bëjmë rrugën e Troshanit, dy ora dhe sheshin e fshatit Blinisht”, tha Pjerin NDREU Kryetar i Bashkise Lezhe.

Në situatë të ngjashme janë shumë segmente rrugore në fshatrat e Bashkisë Lezhë, duke veshtiresuar jetesen e mijerave banoreve.