MENU
klinika

Vendimi

Futbolli anglez hap dyert për tifozët

23.11.2020 - 19:26

Futbolli anglez kthehet të rihapë stadiumet për publikun. Kryeministri Boris Johnson ka njoftuar se, në zonat e vendit me numrin më të ulët të infeksioneve Covid-19, një maksimum prej 4,000 tifozësh do të lejohen për të gjitha ngjarjet sportive në natyrë.

Në zonat e rrezikut 2, kufiri i lejuar do të jetë 2,000 njerëz, ndërsa hyrja në zonat më të prekura nga koronavirusi do të vazhdojë të ndalohet. Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga 2 dhjetori tjetër dhe do të zgjasin deri në fund të marsit 2021, me zonat e rrezikut që do të analizohen dhe mund të rinovohen çdo dy javë.

Për ekipet e elitës mund të mos jenë shumë 4 mijë tifozë, por në ligat më inferiore cdo tifoz vlen, pasi mund të kompensonin sadopak humbjet në këto kohë të vështira.