MENU
klinika

Legjenda

Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta Maradona

25.11.2020 - 18:35

Tronditet bota e futbollit, pasi mediat argjentinase kanë raportuar pak më parë se legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta pasditen e sotme.

Vetëm pak ditë pasi festoi 60-vjetorin, “El Pide D’oro” pësoi një arrest kardiak pasditen e sotme në shtëpinë e tij në San Andres, lagje në periferi të Buenos Aires, ku edhe ishte vendosur prej disa ditësh.

Në shtëpi bashkë me Maradonën ndodhej edhe vajza e tij, Giannina, ndërsa mediat raportojnë se prej disa minutash ndodhen të paktën 6 ambulanca para shtëpisë së legjendës argjentinase të futbollit.

Kujtojmë që më 30 tetor Maradona festoi 60-vjetorin, ndërsa vetëm pak ditë më vonë iu nënshtrua një operacioni në tru, për të eliminuar një mpiksje gjaku dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale ishte vendosur në rezidencën ku edhe dha shpirt pasditen e sotme.