MENU
klinika

La Liga, Java 10

Gafë e portierit, Atletico mposht Barcelonën

21.11.2020 - 22:56

Barcelona u rikthehet humbjeve në kampionat, e treta për këtë sezon, teksa mposhtet 1-0 në Madrid nga Atletico. Një tjetër dështim, kësaj here nga një gafë e portierit. Atletico ngjitet në vendin e dytë.

Ekipi vendas shfrytëzoi mjaft mirë një kundërsulm dhe daljen e gabuar të portierit Ter Stegen që doli tërsisht huq. Carrasco nuk gaboi nga një distancë e largët me portën e boshatisur. Ndoshta Ter Stegen donte të kopjonte Neuer, por dështoi totalisht. Ishte ky episodi që vendosi ndeshjen në shtesën e fraksionit të parë.

Ndeshja ishte e hapur deri në fund. Barcelona qarkulloi dendur topin, por nuk ishte e aftë të cante mbrojtjen vendase. Nga ana atjetër, pët Atleticon nuk funksionoi si duhet kundërsulmi, sidomos në fund, që do të ishte vrastare. Gjithsesi, të besuarit e Simeones kënaqen me 1 gol dhe 3 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN