MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Gastriti, nga ndryshon nga gastroenteriti?

02.11.2020 - 09:48

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Gastriti, nga ndryshon nga gastroenteriti?

Mjeku: Fjala gastrit përdoret për të përshkruar një grup çrregullimesh me një karakteristikë të përbashkët, inflamacion të mukozës gastrike ose të stomakut.

Mukoza e stomakut përmban qeliza speciale që prodhojnë acide dhe enzima që ndihmojnë në fermentimin e ushqimit për tretjen dhe mukozës, që mbron vetëveten nga aciditeti dhe autotretja.

Kur është në inflamacion, mukoza gastrike redukton prodhimin e të dyjave, por sidomos të substancave që normalisht riveshin dhe mrbojnë muret e stomakut nga veprimi i acidit gastrik.

Gastroenteriti, që shpesh në mënyrë jo të duhur quhet dhe gripi i zorrëve, konsiston në irritimin e stomakut dhe zorrëve, shkaktuar nga një infeksion, shpesh virus dhe më rrallë bakter.

Ndërsa gastriti është një irritim i veshjes së stomakut dhe jo gjithmonë shkaktohet nga një infeksion.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.