MENU
klinika

“Topi i Artë” për të rinjtë

Gjiganti i Dortmund merr çmimin “Golden Boy”

21.11.2020 - 13:29

Në janar mbush një vit që është transferuar në një prej skuadrave më të mira në Europë, duke lënë gjurmë menjëherë me golat e shumtë dhe lojën e tij Erling Haaland ia ka dalë të fitojë çmimin prestigjioz si futbollisti më i mirë nën 21-vjeç.

Bëhet fjalë për “Topin e Artë” të të rinjve, një premio e cila dhurohet nga ana e “Tuttosport” në Itali. Sulmuesi i Dortmund ka lënë pas shumë talente të Europës, teksa ai që u klasifikua i dyti në këtë çmim, ishte Ansu Fati, djaloshi që magjeps në Barcelonë.

Vendi i tretë për në podium u rezervua për Alphonso Davis i Bayern Munchen dhe më pas u rendit Jadon Sancho, sërish një lojtar i Dortmund. Për t’u rikthyer te Haaland, norvegjezi shënoi sezonin e kaluar 44 gola dhe 16 prej tyre i shënoi në vetëm 18 sfida.

Shifra të frikshme për atë që pritet të bëhet një nga më të mirët në rolin e tij. Kujtojmë se këtë trofe vitin e kaluar e fitoi Joao Felix, ndërsa në të kaluarën kanë triumfuar edhe emra si Mbappe apo De Ligt.

Në këtë sezon, Haaland ka shënuar 6 gola në 7 javë të Bundesligës dhe 4 gola në 3 ndeshje të Champions League. Shifra që tregojnë se norvegjezi nuk ka ndërmend të ndalet, duke ndjekur gjurmët e Leëandoëskit në kampionatin gjerman.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN