MENU
klinika

Tokyo 2020

Gruaja më e vjetër në botë do të mbajë flakën olimpike

26.11.2020 - 17:06

Japonezja Kane Tanaka, 118 vjeçe, e njohur zyrtarisht si personi më i vjetër në botë, do të jetë tedofore në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Ajo do të jetë një nga personat që do të mbajë pishtarin me flakën olimpike në rrugëtimin që ai do të bëjë në Japoni para Olimpiadës.

Tanaka do të përshkrojë me karrigen e saj me rrota një distancë prej 200 metrash në zonën e Fukuoka, pranë shtëpisë së saj. Ajo do të mbajë pishtarin olimpik më 11 maj 2021.

“Ky është një mesazh i fortë shprese që duam të japim, që shkon përtej dramës globale që shkaktoi pandemia këtë vit”, thanë organizatorët e Olimpiadës. Deri më sot, personi më i vjetër në botë që ka mbajtur pishtarin olimpik është braziliania Aida Mendes, 107 vjeçe, që ishte tedofore në Olimpiadën “Rio 2016”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN