MENU
klinika

Interesante...

Grupi suedez sjell në versionin e vet “Xhamadani Vija Vija”

28.11.2020 - 13:27

Grupi suedez Madman’s Choice ka sjell në një version të veçantë këngën e njohur shqipe “Xhamadani Vija Vija”.

Ky grup në përshkrim të këngës ka bërë të ditur se projekti ka ardhur si vlerësim për njerëzit e Kosovës pas performancës që kishin pasur dy vjet më parë në “Hardh Fest” në Rahovec.

“Para koncertit vendosëm të provonim një këngë shqiptare si një dhuratë për publikun. Përgjigja ishte jashtë kësaj bote. Kjo çoi në disa bashkëpunime me Bujar Berishën, Florent Boshnjakun dhe Berat Keqekolla. Kështu që ideja për të bërë një video për këngën ‘Xhamadani’, erdhi natyrshëm. Sapo ta kalojmë këtë situatë Covid-19 ne shpresojmë që njerëzit e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm si një nga të drejtat themelore të njeriut”, thuhet në përshkrim.

Për projektin grupi ka punuar me producentin Florent Boshnjaku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN