MENU
klinika

Formula 1

Hamilton pranë rinovimit, por kërkon 47 mln euro

27.11.2020 - 17:57

Lewis Hamilton dhe Mercedes janë kthyer në një binom të palëkundshëm në vitet e fundit. Piloti britanik ia doli të marrë për herë të shtatë në karrierë titullin e fitues në botën e Formula 1 dhe kjo falë strategjisë fenomenale të skuderisë Mercedes.

Por duket se tashmë gjërat janë lëkundur disi dhe kjo sigurisht për pagën e Hamilton. 35-vjeçarit i skadon kontrata në fundin e këtij viti dhe skuderia kërkon që të rinovojë. Mercedes është gati t’i ofrojnë një kontratë 2-vjeçare, por problemi qëndron diku tjetër. Hamilton kërkon një pagë tepër të lartë, plot 47 milionë euro në sezon.

Një shifër tepër e lartë, duke parë edhe diferencën që do të kishte me shokun e tij të skuadrës, Valtteri Bottas. Me këto të dhëna, diferenca e pagës mes tyre do të jetë mbi 30 milionë euro, çka shkel rregulloren e Formula 1.

Por në kah të kundërt është edhe tavani i pagesave që futet në fuqi duke nisur nga viti 2021. Ndërkohë nga kjo situatë dëshiron të përfitojë Ferrari, skuderi mjaft e dashur në vegjëli nga Hamilton. Gjithsesi, kjo pistë bie, me britanikun që i ka mbyllur përfundimisht derën.

“Është një besnikëri, të cilën unë e kam bërë tatuazh dhe është një vlerë kaq e rëndësishme për mua. Kam biseduar shpesh me Ferrarin, por tani koha ka skaduar dhe opsionet në tavolinë nuk janë të duhurat” – u shpreh Hamilton.

Gjasat janë që bisedimet mes Hamilton dhe Mercedes të zhvillohen gjatë muajit dhjetor, kur edhe i skadon kontrata pilotit, por deri atëherë gjithçka mund të ndodh.