MENU
klinika

U mbyll 24 orë nga greva greke

Hapet pika e Kakavijës

25.11.2020 - 12:27

Kakavija qëndroi e mbyllur për 24 orë për shkak të një greve në doganat greke, ndërsa sot puna ka filluar normalisht sipas regjimit të reduktuar për 750 persona në ditë që prej orës 6 të mëngjesit.

Ata që po kalojnë kufirin janë kryesisht punëtorë sezonalë që i pret një kontratë në anën greke të kufirit. Edhe për ta nuk ka qenë shumë e lehtë. Disa tregojnë se kanë rikthyer sërish tek kjo radhë pasi janë kthyer pas nga autoritetet greke ditë më parë për parregullsi të ndryshme. Ajo që vlen të theksohet është se në këtë radhë nuk është duke u respektuar distancimi social.

“Unë po shkoj në Lamia të Greqisë. Para tre ditësh më kthyen, nuk e di se çfarë më nxorën. Mua mi ka dërguar të gjitha letrat pronarja të shohim sot. Tani u ktheva dhe bëra test tjetër sepse kishin kaluar 72 orë”

“Bashkë jemi të tre. Na kthyen ca ditë më parë. Vetëm na thanë ikni pas. Nuk e morëm vesh. Bëmë teste përsëri dhe do ta provojmë edhe sot.”

“Po shkoj në Greqi për të punuar. Të paktën të punoj dy muaj e pastaj do kthehem prapë. E di që bëjnë teste të tjera në anën tjetër, nuk e di kur të kalojmë do shohim.”

Nga ana tjetër edhe për transportin e mallrave qarkullimi ka qenë i ndërprerë gjatë 24 orëve të kaluara ndërsa radha e mjeteve të transportit shkonte sot në mëngjes në gati 1 km.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor

Mbyllet pika doganore e Kakavijës për 24 orë


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë