MENU
klinika

Nga The Guardian

“Harrojeni bashkimin, tani zgjedhjet sjellin hakmarrje”

10.11.2020 - 09:05

Ndërsa zgjedhjet në perëndim duken më shumë si referendume po-jo, demokracia liberale po humbet aftësinë e saj për të zgjidhur konfliktet tona. Nuk është risi që SHBA zor është ndarë, për shkak të gjokrafisë, arsimit dhe mbi të gjitha një grup i përhapur i qëndrimeve morale dhe politike që lidhen me “kulturën”.

Në prag të rezultatit të zgjedhjeve që shohin Donald Trump të fitojë rreth 47% të votave të njerëzve, është krijuar një merak i ri një ankth i ri për thellësinë e polarizimit në jetën amerikane. Shqetësimi është se liberalët dhe konservatorët thjesht nuk bien dakord për vlerat por ngulmojnë në realitete të ndryshme qoftë në lajmet të mediave të ndryshme apo humbin kohë duke u marrë me statuset e tyre në mediat sociale.

Ky është konteksti për ndjenjën e fshehur të shqetësimit që është shfaqur me dëmbimin e Trump nga Shtëpia e Bardhë edhe pse me votën e shumë qytetarëve: çfarë është zgjidhur saktësisht? Më e rëndësishmja për të ardhmen, a munden institucionet e demokracisë liberale përfaqësuesit e zgjedhur, partitë politike masive dhe zyrtarët qeveritarë të zgjidhin ende konflikte të tilla?

Ne gjithmonë duhet të jemi të kujdesshëm për të imagjinuar një epokë të artë të demokracisë liberale, në të cilën ndarjet politike dhe kulturore shndërrohen në consensus mbi të gjitha në një shoqëri që kaq shpesh ka kërkuar të fshehë ndarjet e saj racore duke apeluar për një “bashkim më të përsosur ” por që ende diçka e tillë nuk është arritur.

Por vizioni liberal i demokracisë gjithmonë ka mbështetur idenë se një lloj interesi i përbashkët mund të ndahet nga kaosi i vlerave dhe qëndrimeve individuale, dhe t’i jepet përfaqësim në qeveri. Ende mund të shtrohet pyetja se çfarë demokracie përfaqësuese mund të arrihet akoma, në shekullin e 21.

Zgjedhjet në perëndimin liberal po fitojnë gjithnjë e më shumë ndjesinë e referendumeve, në të cilat mbështetësit mobilizohen rreth një logjike binare të “pro dhe kundër”. Fitorja përfundimtare vendimtare e Emmanuel Macron në vitin 2017 ndaj Marine Le Pen ishte më pak pasqyrim i besimit të publikut se ai kishte përgjigje për problemet e vendit dhe më shumë sepse shumica e votuesve francezë nuk dëshironin të shihnin Le Pen në pushtet.

Kjo politikë më konfrontuese ka disa pasoja padyshimi pozitive. Pas viteve të rritjes së mosangazhimit politik, siç detajohet aq mirë nga shkencëtari i ndjerë politik Peter Mair – i cili përshkroi se si partitë menaxheriale, qendrore ishin reduktuar në ” sundimin e boshllëkut ” të lënë nga tkurrja e pjesëmarrjes – ne mund të hyjmë në një epokë të re të pjesëmarrjes masive dhe mobilizimit. Zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA dëshmuan pjesëmarrjen më të lartë (66%) për më shumë se një shekull. Brexiteers shpesh kujtojnë kundërshtarët e tyre se largimi fitoi numrin më të madh të votave (17.4 milion) për çdo opsion në një fletë votimi në Mbretërinë e Bashkuar. Demokracia ka ardhur duke u bwrw më e pasigurt me kalimin e viteve.

Ekziston edhe një ndershmëri e pakëndshme, por në fund të fundit e domosdoshme, për mënyrën se si shfaqen ndarjet në gjeografinë elektorale dhe demografi.

Mund të duket e çuditshme të mendosh që SHBA të përjetojë një moment të “së vërtetës”, duke pasur parasysh karakterin e presidentit të saj aktual dhe bindjet e shumë mbështetësve të tij. Po ashtu si shembull mund të sillet sesi Brexit ka prodhuar një vetëdije të re të gjeografisë ekonomike dhe ndarjeve kulturore shumë të pabarabarta të Britanisë, që datojnë në të vërtetë në shumë dekada.

Por vështirësia me një politikë plebishitare është se ajo shërben si një motor për ndarje dhe armiqësi të ndërsjellë, sesa një bazë për legjitimitetin qeveritar të llojit që liberalët tradicionalisht shpresojnë. Pavarësisht nga çdo thirrje retorike që mund të bëjnë për unitet politikanët si Barack Obama, Theresa May, Emmanuel Macron ose Joe Biden, zgjedhjet e stilit të referendumit shpesh thellojnë ndarjet që ata synojnë të kapërcejnë.

Nëse partitë politike në vitet 1990 ishin bërë makina për mbledhjen e fondeve dhe menaxhimin e medias, shumë prej tyre tani po shndërrohen në instrumente për “nxjerrjen e votës” me mjete të drejta ose falsifikime. Ajo që ka humbur gjatë rrugës është çështja e interesave të kujt përfaqësojnë partitë politike (në krahasim me identitetet dhe armiqësitë e kujt).

Zgjedhjet në këto kushte nuk prodhojnë mandate. Demokracia bëhet magjepsëse, por pa përfundim, dhe – ashtu si me referendumin e Britanisë së 2016 – mund të ndodhë që njerëzit të bëhen edhe më dyshues ndaj kundërshtarëve të tyre dhe më të bindur për ndershmërinë e përfaqësuesve të tyre sesa ishin në fillim.

Demokracia moderne gjithmonë është formuar nga teknologjitë shoqëruese të medias. Zgjedhjet e shekullit të 21-të kanë varësi nga Facebook dhe media të tjera sociale, në të cilat kërcënimi i informacionit të rremë ose të shtrembëruar ndodhet në çdo hap.

Aty ku zgjedhjet pushojnë misionin për të zgjidhur përveç provës se kush mund të mobilizojë më shumë mbështetës, puna serioze e ndërtimit të koalicionit politik shkon diku tjetër. Në veçanti, ajo drejtohet “në rrjedhën e sipërme” të atyre institucioneve që liberalët dikur shpresonin se do të siguronin mjedisin “apolitik” për demokracinë, siç janë gjykatat dhe shërbimi civil.

Ideali liberal i rrethimit të një hapësire demokratike të cilësuar si “politikë” është varur gjithmonë nga mekanizmat burokratikë dhe ligjorë që synojnë të qëndrojnë jashtë saj. Dhe drejtohet “në rrjedhën e poshtme” në atë hapësirë që ekziston liberalizmi. E gjithë kjo ka qenë në shfaqje të plotë në SH.B.A. këto vitet e fundit, por përsëri nuk është e vështirë të tregosh analogen në MB.

Në situata të tilla si ato në SH.B.A. dhe Britania, liberalizmi tani varet për mbijetesën e tij nga reforma e përshtatshme kushtetuese – pa të cilën bëhet gjithnjë e më e vështirë që mosmarrëveshjet të kanalizohen me besueshmëri në arenën e politikës partiake dhe parlamentare.

Politika bëhet një betejë elitare për të kontrolluar sa më shumë institucione të jetë e mundur, për aq kohë sa të jetë e mundur, ndërsa pakënaqësitë e popullarizuara kanalizohen në protesta dhe stuhi të mediave sociale. (Në këtë drejtim, Trump ishte me të vërtetë një pionier.) Pa asnjë mjet ligjor për të vendosur shtigje legjitime përpara për të qeverisur, ose për përmbushjen e kërkesave publike, përparimi zëvendësohet nga “një lavjerrës i pafund goditjeje dhe hakmarrjeje”, në fjalët e filozofi gjerman Peter Sloterdijk. Zgjedhjet pastaj bëhen mundësi për t’u hakmarrë ndaj humbjeve të së kaluarës. Koalicioni Demokratik mblodhi një mobilizim të paparë pas traumës së vitit 2016. Për Republikanët, rezultati i këtyre zgjedhjeve – dhe pretendimet e etura të Trump për mashtrim do të ofrojnë një rezervë të pasur indinjate për katër vitet e ardhshme.

Përkthyer dhe përshtatur nga: the guardian, William Davies/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s