MENU
klinika

Pak para emisionit...

Humbi 7 të afërm nga tërmeti, këngëtarja qan pas kamerave

26.11.2020 - 16:53

Moderatorja Evi Reçi humbi 7 persona të afërt, nga tërmeti i një viti më parë. Mes tyre, një familja Reçi, prej 4 personash.

Ajo shkroi në rrjetet sociale, për mallin që ndjen për to, pa mundur të gjejë shumë fjalë për të përcjellë dhimbjen e madhe që ndjen.

Por një video e publikuar nga Zefina Hasani, flet më shumë se çdo fjalë për dhimbjen e madhe që është çdo ditë me të, por sot më shumë se çdo herë tjetër, po e flasim.

Pak më e fortë përballë kamerave, ama kur ato fiken, Evin e pushtojnë lotët pa u munduar më t’i fshehë ato.

“26 nëntori i Evit. Kamerat ishin fikur, ndaj unë ndeza menjëherë celularin tim, për te kapur një moment te tille, te natyrshëm, njerëzor, nder lotët qe pasi ua ke hapur derën, vështire se mund t’i ndalosh. Evi sapo kishte kujtuar, ne hapje te programit te saj, humbjet e njerëzve te saj te dashur, nga tërmeti i 26 nëntorit. Foli duke iu dridhur zëri, duke u përpjekur te mos lëshonte lot por u dorëzua nga dhimbja qe e ke brenda edhe pas një viti. Isha aty, sepse do te regjistronim emisionin e sotëm te “Vizioni i pasdites” dhe stomaku mu be një grusht teksa shihja Evin ne përpëlitjen e saj. U ndjeva si ne faj se mëngjesi i rrëmujshëm s’ma kish lënë kohe te kujtoja qe sot është 26 nëntori i tmerrshëm. Ma kujtoi Evi me kujtimin e dedikimin e saj, qe te gjithë ju mund ta dëgjoni sot pasdite. U ndjeva si ne krye te detyrës, pas kamerave, për ta transmetuar atë qe nuk shfaqet ne ekran, anën tjetër te njerëzve te ekranit, qe qajnë si te gjithë ne pas kamerave e kur sapo ato ndizen prapë, vijojnë punën për te përcjellë energjinë dhe buzëqeshjen qe duan njerëzit. Evi Reci, s’do ta harroj kurrë këtë mëngjes”, shkruan Hasani.