MENU
klinika

Po dërgohej për kurim në Itali, ndërroi jetë në avion

I infektuar nga COVID-19, ndërron jetë ish-zv/kryeministri i Shqipërisë

21.11.2020 - 22:09

Ish-zv.kryeministri dhe ish-zv/ministri i brendshëm i Shqipërisë, Bashkim Kopliku ka ndërruar jetë sot nga COVID-19.

Bashkim Kopliku 77 vjeç, prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin e Durrës, ndërsa ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar dhe ishte futur në Intubim.

Kopliku ishte nisur për kurim në Itali, teksa ndërroi jetë në avion.

Kopliku ka lindur më 15 korrik 1943 në Shkodër. Më 1962 – 1966 ndoqi Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Tiranës. Më 1966 – 1969 punoi si inxhinier elektronik në qendrën radiomarrëse të Kamzës, Tiranë. Më 1969 – 1970 u zhvendos nga Tirana në Shkodër për arsye politike.

Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me “Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë”, nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993.

Ka qenë kryetar i Bashkisë Durrës (Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durrës) në 1991-92, kryeinxhinier i URT Durrës në 1990, ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në fushën e elektronikës, por edhe dënim si punëtor për qëndrime “të gabuara” politike në 1975-76. Tani është në pension. Është autor i rreth 700 shkrimeve opinion në gazeta të ndryshme.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore