MENU
klinika

Lajmi bëhet i ditur nga miqtë

Ish-kryebashkiaku demokrat humb betejën nga Covid-19

27.11.2020 - 13:57

Ish-kryetari i bashkisë së Pukës nga radhët e Partisë Demokratike, ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Bëhet fjalë për Beqir Arifaj, i cili nuk arriti ti shpëtonte dot virusit.

Lajmi u bë i ditur nga miq dhe të afërm të të ndjerit, përmes mesazheve prekëse në rrjetet sociale.

“Me hidherim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Z. BEQIR ARIFAJ. Ai ishte një personalitet mjaft aktiv i jetës politike sociale dhe ekonomike të zonës së Iballes dhe Pukes. Ngushëllimet tona familjes Arifaj”, thuhet në një mesazh.