MENU
klinika

Disa këshilla

Ja si të kemi një imunitet të fortë

28.11.2020 - 13:15

Kushdo që dëshiron të jetë në formë perfekte, i shëndetshëm, i fortë, i lumtur, plot energji dhe produktiv duhet të kujdeset për trupin, por edhe për shpirtin e tij. Trupi ynë është tempulli ynë dhe nëse kujdesemi për të do ndihemi mirë. Shëndeti i mirë është një shenjë e kujdesit tonë për trupin. Imuniteti i fortë ndër vite është një parakusht i domosdoshëm për një organizëm të shëndetshëm dhe të fortë.

Forconi imunitetin tuaj me dietën e duhur

Një thënie thotë që ne jemi po aq të shëndetshëm sa ajo që konsumjmë. Ushqimi i shpejtë (fastfood), për shëmbull, ka një efekt shumë të dëmshëm në imunitetin tonë, ndërsa ushqimet e freskëta kanë një efekt pozitiv. Kur themi “ushqim i freskët” kemi parasysh gjëra të tilla si:

  • Perimet jeshile – veçanërisht spinaqi. Spinaqi është i pasur me vitamina të tilla si A, E, B1, B2, B9 dhe shumë minerale të tjera. Përveç spinaqit, kemi gjithashtu brokolin, bizelet, gjethe kale, lakrën…
  • Portokalli dhe fruta dhe perime me ngjyra të ngrohta – kungujt, karotat, panxhari, domatet, specat, mandarinat, mollët… në kombinim me limonin, i cili është i pasur me vitaminë C, këto ushqime janë të shkëlqyera për imunitetin tonë.
  • Arrat – arrat, bajamet, lajthitë, gështenjat dhe të ngjashme janë burime të shkëlqyera të vitaminave dhe mineraleve.
  • Hudhra dhe qepa – këto dy ushqime janë miq të njohur të imunitetit.

Acidet yndyrore Omega 6 forcojnë imunitetin tonë

Omega 6 stimulon çlirimin e acideve të caktuara që aktivizojnë qelizat përgjegjëse për mbrojtjen e trupit. Omega 6 është një nga acidet yndyrore thelbësore dhe merr pjesë në prodhimin e hormoneve të hipofizës, tiroides dhe gjëndrave mbiveshkore, duke ndihmuar kështu drejtpërdrejt në ndërtimin e imunitetit të fortë. Përveç kësaj, omega 6 përfshihet në prodhimin e neurotransmetuesve që ndikojnë në stabilitetin e humorit dhe cilësinë e gjumit.

Imuniteti dhe lloje të ndryshme të çajit

Një nga gjërat e para që shumica prej nesh bëjnë kur na kap gripi, është të shijojmë një çaj të nxehtë. Kamomili, nenexhiku, çaji jeshil ose hibiscus janë zgjedhje e shkëlqyeshme kur bëhet fjalë për imunitetin. Çajrat kanë një efekt qetësues në trupin tonë dhe dozat e vogla të kafeinës që ato përmbajnë na rrisin përqendrimin. Sigurisht, mjalti dhe limoni shkojnë mirë me çajin, por edhe xhenxhefili i grirë!