MENU
klinika

Vendimi i papritur i Thaçit

Jep dorëheqjen Presidenti i Kosovës!

05.11.2020 - 11:45

Hashim Thaci jep dorëheqjen si president i Republikës. Vendimi pas komunikimit të aktakuzës nga Haga.

“Para pak çastesh jam informuar se gjyatësi ka konformiuar aktakuzen kunder meje. Janë këto momente jo të lehta për mua familjen time, dhe juve që më keni mbështetur. Unë do të bashkëpunoj me drejtësinë. Sot më shumë se kurrë, ju bëj thirrje të mos e humbisni shpresën, ju ftoj që të reflektojmë se sa shumë kemi fituar si komb në tre dedaka. Kemi fituar lirinë, pavarësinë, dhe tani edhe zhvillimin. Aktakuza ndaj meje është çmimi i vogël që duhet të paguajmë për lirinë që gëzojmë sot. Unë jam me fat që jam gjallë dhe kam parë me sytë e miq ëkam parë ëndrrën tonë të bëhet realitet”.

Thaçi u ka bërë thirrje të gjithë qyteravë të tregohen të kujdesshëm dhe të ruajnë qetësinë.

“Të vëmë interesat e vendit mbi interasat personale. Ju ftoj të besoni në insitucionet, në Kosovën në Nato. Hashim Thaçi. Ju ftoj të ruani qetësinë, shmangni cdo  sfestim apo tubim në mbështetje timen. Kjo nyuuk është lamtumirë por mirupafshim. Do të shihemi prap. Zoti bekoftë Kosovën. “

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 24 qershor ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas Zyrës së Prokurorit, ata janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë “qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Në muajin korrik, Thaçi u morr në pyetje nga prokurorët në Hagë për katër ditë me radhë, ku ka folur, siç ka deklaruar, për rolin e tij, përgjegjësitë e tij gjatë luftës, në periudhë që mbulon mandati i Gjykatës Speciale.

Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar në vitin 2015 pas ndryshimeve kushtetuese, me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare. Ajo financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.