MENU
klinika

I zbuloi sekretin!

Justin sapo na tregoi look-un e ri të Hailey!

27.11.2020 - 10:59

Për një gjë jemi të gjithë dakord: Justin dhe Hailey Bieber janë dhe do jenë gjithë shumë të komentuar.

Dhe po ashtu, të gjithë jemi të vetëdijshëm se pas martesës me modelen amerikane, këngëtari është bërë një djalë i mbarë, që qëndron larg skandaleve.

Madje kohët e fundit ai na ka habitur të gjithëve me këngët e reja ku shfaqet tejet nostalgjik, duke na njohur me realitetin e famës në adoleshencën e tij dhe pasojat e të qenurit në qendër të vëmendjes kur je ende fëmijë.

Nuk është surprizë fakti se Justin është tepër, por tepër romantik. Ai ndan shpeshherë foto të partneres së tij në rrjetet sociale, duke mos harruar edhe dedikimet e veçanta dhe plot dashuri.

Edhe mbrëmjen e sotme ai ka publikuar një foto të Hailey-t në Instagram, por në fakt kjo foto mori vëmendjen t ë gjithëve jo nga dedikimi i tij, por nga look-u i Hailey-t.

Ajo shfaqet me flokë rozë dhe kjo gjë ka lënë ndjekësit pa fjalë. Vetë 24-vjeçarja nuk ka ndarë ende foto me këtë ndryshim në rrjetet sociale.

Në Instastory-t që ajo ka publikuar pak orë më parë shfaqet bjonde. Por, ja për këtë punë kemi Justin.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet konfirmimi

Martohet Justin Bieber?!