MENU
klinika

Harrojeni rivalitetin e të shtunës!

Ka diçka tjetër për të cilën Marina dhe Luana janë në konkurrencë!

26.11.2020 - 12:42

Luana dhe Marina prej dy sezonesh janë vendosur kokë më kokë me programet e tyre që transmetohen në të njëjtën ditë, të shtunën, dhe në të njëjtën orë, 21:00.

Prej kësaj, është luajtur shpesh në mediat sociale rreth “rivalitetit” të tyre për shkak të përplasjes televizive.

Por, jo. Në fakt të dyja na kanë treguar se e mbështesin njëra-tjetrën dhe madje e presin së bashku transmetimin e emisioneve.

Ka diçka tjetër për të cilën dy motrat janë në konkurrencë të vazhdueshme dhe është pikërisht mamaja e tyre.

Shpeshherë ato kanë publikuar video gazmore me nënën e tyre e cila nuk e fsheh kurrë dobësinë ndaj Luanës dhe Marina është gjithnjë në kërkim të vëmendjes së saj.

Kështu, mbrëmjen e sotme Marina dhe nëna e saj kanë dalë së bashku, por ndonëse Luana nuk ishte me to, Maria (nëna e dy motrave) ia ka ndjerë mungesën.

Në vend që t’ia kushtonte të gjithë kohën Marinës, ajo ka filluar të shohë fotot e Luanës. Ishte vetë Marina që e publikoi videon gazmore, teksa shprehet:

Shih ça bën! Po çmallesh me Luanën ti?

Videoja më pas është rishpërndarë nga Luana, e cila ka shkruar:

Dihet që më don mua më shumë Mami, fizikisht me Marinën, por me mendje tek unë.

Nëna e Luana dhe Marina Vjollcës, Maria, është bërë prej vitesh e njohur në rrjetet sociale, me dedikimet, fotot e komentet që bën me të bijat.

Shpeshherë dy motrat ndajnë video me doza të shumta humori, ku personazhi kryesor është ajo, duke na e treguar fare qartë se pse janë karizmatike dhe të lindura për ekran.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Austria në Maldive

Luana e teproi, ia thotë dhe Marina


Mbretëresha ka një dhuratë speciale për të

Kate Middleton feston 10 vite martesë!

Do e vijojë emisionin e tij në...

Eno Popi rezulton pozitiv ndaj Covid-19

Shuma marramendëse që ka marrë për një set fotografik!

Habit Endrit Mërtiri!