MENU
klinika

Rama: Lajthitje kolektive

Këshilli i Qarkut të Kukësit i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Veton Surroit

27.11.2020 - 16:53

Publicistit dhe politikanit Kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “ Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë nga Këshilli i këtij qarku në vitin 2015. Ky është vendimi i marrë në mbledhjen e Këshillit të Qarkut të Kukësit ditën e sotme.

Ky vendim sipas kryetarit të Këshillit Abdulla Domi, është marrë si rrjedhojë e kërkesës drejtuar këtij këshilli nga dy intelektualë të Kukësit, të cilët sipas Domit kanë paraqitur edhe argumentet përkatës.

“Deklaratat e vazhdueshme që Surroi po jep kundër luftës çlirimtare të Kosovës por dhe në përgjithësi udhëheqjes, pas disa debateve në Këshill u vendos heqja e këtij titulli për Veton Surroit. Pas disa diskutimesh dolëm në konkluzionin se ajo çfarë po bën Surroi shkon në kundërshtim me vlerat univerale patriotike të qarkut të Kukësit duke sulmuar luftën e drejtë të UÇK-së. Ky propozim erdhi nga dy intelektualë.

Ndërsa, për kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin njëkohësisht anëtar i Këshillit të Qarkut heqja e titullit është më së e arsyeshme për shkak të fushatës mediatike dhe politike që Veton Surroi po bën kundra Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Pas vendimit, ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Ai është distancuar nga ky veprim i këshillit të Kukësit, duke u shprehur se kjo është një lajthitje kolektive, por uron që Prefekti ta refuzojë.

Rama shprehet se parlamenti duhet të ndërhyjë për ta zgjidhur njëherë e mirë çështjen e titujve dhe medaljeve.

“Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.

Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd”, shkruan Rama.